
Ne Shqiperi, muaji korrik shenoi nje kthese negative te ecurise se pandemise Covid 19. Te gjitha shifrat, perveç viktimave, 1 rast i vetem, pesuan nje perkeqesim, krahasuar me muajin qershor, kur ato ishin ne kuotat me te ulta qe prej fillimit te saj. Ne korrik u konfirmuan dhe rastet e para te variantit Delta, ndonese nje pjese e mire e mostrave te derguara ne nje laborator te specializuar ne Gjermani, i perkisnin muajit qershor. Megjithate autoritetet tanime kane pranuar se ky variant qarkullon gjeresisht.