
Teksa bota po shkon drejt dixhitalizimit dhe shumica e sherbimeve do te ofrohen nepermjet kesaj forme, te rriturit shqiptare kane njohuri te dobeta ne krahasim me vendet te tjera te Europes. Statistikat krahasuese te Eurostat per te gjitha vendet e Europes gjeten se, ne vitin 2019 vetem 21 per qind e shqiptareve te moshes 16-deri ne 74 vjeç kishin njohurite baze dixhitale. Kjo ishte perqindja me e ulet nder shtetet Europiane.