
Nga kjo e hene, 6 shtator, hyjne ne fuqi masat e reja anti-COVID ne kufi. Te gjithe udhetaret qe do te duan te hyjne ne Republiken e Shqiperise do te duhet te plotesojne nje nga keto tre kushte: te kene pasaporten e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit te plote te kene te pakten dy jave, testin PCR negativ brenda 72 oreve dhe se fundmi testin e shpejte te antigenit brenda 48 oreve ose te kene prove te kalimit te infeksionit Sars-Cov2, te vlefshme deri ne 6 muaj pas sherimit.