
Pas disa ditëve të ftohta dhe me reshje shiu, kushtet sinoptike kanë ndryshuar me mot me diell ngritje te temperaturave. Sipas meteorologëve, moti deri në mes të javës do jetë i qendrueshëm ku fundjava pritet me mot me shi.
Pas disa ditëve të ftohta dhe me reshje shiu, kushtet sinoptike kanë ndryshuar me mot me diell ngritje te temperaturave. Sipas meteorologëve, moti deri në mes të javës do jetë i qendrueshëm ku fundjava pritet me mot me shi.
Viti i ri akademik 2021-2022 ka nisur me tensione sot në disa fakultete të vendit, pas kushtit të hyrjes me vaksinë COVID-i ose test negativ. Studentët e pavaksinuar janë përplasur me tre policët e vendosur në hyrje të godinës së Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë sot me nisjen e vitit të ri akademik.
Starton sot në mbarë vendin viti i ri akademik. Studentët në mbarë vendin do iu rikthehen auditorëve, pas një shkëputjeje të gjatë, për shkak të situatës së koronavirusit.
Dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Një shifër kjo e lartë në krahasim me një ditë më parë, ku u raportua vetëm për 3 të vdekur. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2193 testime kanë rezultuar pozitivë 435 qytetarë, ndërsa 446 të shëruar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.
Unioni i Transportit Publik në shenjë proteste, ka marrë vendim që të përgjysmojë flotën e autobusëve urbanë që operojnë në Tiranë. Krizës financiare që u shkaktoi pandemia e COVID me masat e rrepta dhe kufizimet për pasagjerët, i është shtuar tashmë edhe kriza e karburanteve, rritja e tyre në tregje, që të dyja së bashku po e çojnë sektorin e transportit public drejt falimentimit.