
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat për situatën pandemike për 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga 2522 testime kanë rezultuar pozitivë 217 qytetarë, ndërsa janë shënuar 9 humbje jete. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar.