
Ditën e sotme, pas mesnate u bë ndryshimi zyrtar i orës. Ndërrimi i akrepave me një orë pas ndodhi natën mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor, kur akrepat u zhvendosën nga ora 3:00 në 2:00.
Ditën e sotme, pas mesnate u bë ndryshimi zyrtar i orës. Ndërrimi i akrepave me një orë pas ndodhi natën mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor, kur akrepat u zhvendosën nga ora 3:00 në 2:00.
Sindromi i “COVID-it të Gjatë” është një përkufizim i ri në sistemet shëndetësore, që po merret me trajtimin e personave që kanë mbetur me pasoja në shëndet nga infektimi me Sars Cov-2. Në Shqipëri vlerësohet se rreth 20 mijë persona, që kanë kaluar infektimin, po vuajnë pasojat Post-COVID dhe tashmë do të jenë një barrë e re për sistemin shëndetësor në vend dhe kudo në botë. Të sëmurët me “COVID të gjatë” vuajnë nga dëmtimet në formën e fibrozave në mushkëri, paaftësia fizike, çrregullime psikike, nervore dhe depresioni.
Nëntë persona të moshave 58-78 vjeç kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Bashkia e Tiranës njofton se të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që të pajisen me abone të përgjithshme, mund t’i tërheqin ato te kioskat pranë stacioneve të autobusit. Për të shmangur abuzimet, pajisja me bileta të pajtimit mujor (abone) të përgjithshme dhe linje do të bëhet e shoqëruar me foto dhe do të plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit.
Vijojnë sërish ndryshimet në rang drejtues në radhët e Policisë së Shtetit. Mësohet se Altin Qato, është emëruar Drejtor i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit.