
Importet e energjisë këtë vit kanë arritur një vlerë rekord, më të lartën ndonjëherë në historinë e vendit ku nga janari në nëntor janë shpenzuar 213 milionë euro. Për të kuptuar gropën financiare që ka shkaktuar situata në financa mjafton të themi se kjo shumë përfaqëson 44.42 për qind të të ardhurave totale të kompanisë së shpërndarjes OSHEE sipas bilancit të vitit 2019 kur ndarja nuk ishte ende efektive me kompanitë e reja. Në këtë vit të ardhurat nga aktiviteti i kompanisë ishin rreth 59 miliardë lekë apo 481 milionë euro.