“Shtriga”, gazetari shpërthen ndaj Arbana Osmanit: Ta nxinte jetën, ndaj u largova nga Top Channel

 640 0 66055f400e037

Gazetari Eni Shehu së fundmi ka qenë i ftuar në “Natën me Aulonën”, ku ka rrëfyer më shumë detajet rreth jetës dhe punës së tij.

Eni ka qenë kohë më parë pjesë e “Top Media” në programin “Select” prej të cilit u largua në vitin 2006.

Mirëpo, gazetari rrëfen se që prej asaj kohë marrëdhëniet më të vështira i ka pasur me moderatoren Arbana Osmani, të cilës iu referuar me termin “shtrigë“.

Gazetari tregoi se Arbana i ka “nxirë jetën” dhe gjithnjë moderatorja me kolegët është treguar politikisht korrekte, gjë që nuk i shkon aspak natyrës së Enit, sipas asaj që ai vetë tregon.

I pyetur nga Aulona, Eni gjithashtu ka rrëfyer se ende sot e kësaj dite nuk ka marrëdhënie të mira me Arbanën, ndërsa nuk e ka kursyer një ironi.

“Për ça t’i flas, për paninet?” – ironizoi gazetari duke nënqeshur.

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.