KQZ, Petrit Gjoni merr mandatin me 7 vota pro
Me 7 vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputetit kandidatit të LSI-së në Qarkun e Lezhës, Petrit Gjonit.
Kastriot Piroli, kandidati për deputet në listën e Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës që do të zëvendësonte deputetin e larguar Armando Prenga, u dorëhoq nga zgjedhja në këtë detyrë, duke ia lënë vendin kandidatit të radhës në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me 7 vota pro, vendosi “mozgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë të kandidatit të radhës në listën shumemërore të PS-së, Qarku Lezhë, Kastriot Filip Piroli”. Sipas vendimit të KQZ-së, dorëheqja nga kandidati Piroli vjen për shkak të kohës së shkurtër të mbetur nga përfundimi i mandatit të Kuvendit, për shkak të zgjedhjeve parlamentare të radhës dhe mosplotësimi nga ana e Pirolit të formularit të dekriminalizimit.
Përsa i përket zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës, kreu i KQZ-së, Denar Biba tha se “ato janë dekretuar”.
“KQZ vendosi që partitë politike duhet të dërgojnë kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore jo më larg se data 4 prill”, tha Biba.
LEXO TE NGJASHME