Kuvend, votohet sot shkarkimi i drejtoreshes se AMF, Shehi
Pritet qe ne seancen e sotme ne Kuvend te votohet shkarkimi i drejtoreshes se AMF-se, Enkelejda Shehi. Projektvendimi për shkarkimin e anëtarit të Bordit dhe Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka ardhur pas miratimit nga Komisioni i Ekonomisë vetëm me votat e socialistëve, pasi deputetët e LSI-së votuan kundër.
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) i propozoi Kuvendit shkarkimin e drejtoreshës së AMF-së, zonjës Enkeleda Shehi. Bordi në relacion pretendon se Shehi ka firmosur urdhra të paligjshëm, ka kërcënuar me gjeste bordin, apo ka punësuar persona në konflikt interesi.
Në shkresën e Bordit thuhet: “Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në mbledhjen e darës 21 shkurt 2017 shqyrtoi përputhshmërinë ligjore të veprimtarisë së Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv dhe vendosi t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë lirimin e znj.Enkeleda Shehi nga detyra e anëtarit të Bordit, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF”.
LEXO TE NGJASHME