Protesta heroike
Banorët e Zharrëzës, nata e dytë e protestës në qiell të hapur: Kërkojnë të drejtat e tyre jashtë dyerve të Ministrisë së Energjitikës, në protestën e tyre për të drejtat dhe liritë e tyre. Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen për shkatërrimin e banesave të tyre, të shkatërruara nga Bankes Petroleum.
Banorët dhe grevistët e Zharrëzës, pasi udhëtuan mbi 125 kilometra në këmbë, nuk u lejuan që të ngrenë çadra para dyerve të ministrisë së Damian Gjiknurit, i cili nuk ka zhvilluar asnjë takim me ta.
Edhe pse nuk janë lejuar që të ngrenë çadrat, banorët e Zharrëzës kanë vendosur që protestën e tyre ta zhvillojnë në qiell të hapur. Ata kanë kaluar natën e dytë jashtë, ndërsa moti nuk ka qenë i qëndrueshëm, me reshje shiu dhe ftohtë.
LEXO TE NGJASHME