LSI kundër monitorimit të vetingut nga ndërkombëtarët, Petrit Vasili letër ambasadorëve
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, u ka nisur një letër krerëve të institucioneve të vendit dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE, për ngritjen e Bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Në letrën nisur Presidentit Bujar Nishani, kreut të Kuvendit, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe dy ambasadorëve, Donald Lu i SHBA dhe Romana Vlahutin e BE, ministri i Drejtësisë thotë se bordi drejtues i ONM-së është jo kushtetues. Letra i është dërguar krerëve të institucioneve ditën e hënë. Që dy ditë më parë, në një deklaratë mediatike, Vasili deklaroi se nuk mundet që të ngrihen borde politike. Sipas tij, Kushtetuta përcakton që do ketë monitorim mbi bazë ekspertësh. Mirëpo pjesë e Bordit do jenë dhe ambasadorët Lu e Vlahutin, gjë që nuk pëlqehet nga LSI. “Në të gjitha dispozitat, qoftë kushtetuese apo ligjore, nuk ka asnjë përcaktim mbi ngritjen e një Bordi të Menaxhimit të ONM. Në komunikimin e datës 7 shkurt 2017 janë caktuar 3 ekspertë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 2 ekspertë të SHBA. Caktimi i këtyre ekspertëve është në respektim të plotë të kërkesave të Kushtetutës dhe ligjit sa i takon procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi këta do të jenë organi i ngarkuar që do të realizojnë vëzhgimin e pavarur”, thuhet në letrën e ministrit të Drejtësisë.
Vasili kundër ambasadorëve
Në vijim, ai thekson se Kushtetuta dhe ligji i vetingut nuk kanë asnjë dispozitë apo parashikim për ngritjen e bordit dhe për rolin drejtues që do të kenë ambasadorët. “Ndërkohë, qeveria shqiptare ka detyrimin të vërë në dispozicion të tyre gjithçka duke filluar nga informacioni i plotë ligjor e dokumentar, deri në garantimin e mjeteve logjistike.
Çdo parashikim tjetër sa i takon Bordit të Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përbërjes, rolit të tij të paqartë në këtë proces, anëtarësisë së tij me pjesëmarrës të përkohshëm si dhe përfshirja brenda tij të përfaqësuesve të ambasadave respektive, nuk gjejnë mbështetje qoftë në Kushtetutë apo në ligj”, vijon letra e Vasilit.
Sipas ministrit, fryma e Kushtetutës parashikon tërheqjen e ekspertizës ndërkombëtare më të mirë që do të monitorojë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe jo përfshirjen politike të përfaqësuesve ndërkombëtarë, siç e quan ai krijimin e këtij bordi.
Sipas Vasilit, fryma e Kushtetutës parashikon tërheqjen e ekspertizës ndërkombëtare më të mirë që do të monitorojë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe jo përfshirjen politike të përfaqësuesve ndërkombëtarë, siç e quan ai krijimin e këtij bordi.
Bordi i menaxhimit të ONM u bë i ditur me ardhjen e kreut të këtij operacioni, Genoveva Ruiz Calavera.
Roli i ndërkombëtarëve ka shkaktuar gjithmonë debate në politikën shqiptare.
Që kur u hartua reforma në drejtësi, PD dhe LSI patën kritika.
illimisht përcaktohej që ndërkombëtarët do kenë rol vendimmarrës, por kjo u refuzua nga PD dhe pas kritikave të tyre u ra dakord që ata të kenë vetëm rol vëzhguesi.
Mirëpo tani ONM do ketë një bord drejtues ku do jenë dhe ambasadorët Lu e Vlahutin, gjë që nuk pëlqehet nga LSI.
LEXO TE NGJASHME