Nishani- Shqiperia nder shtetet e para qe kane sfiduar terrorizmin

auto bujar nishani cover 1476046485 29951221476048080

 

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka folur për vizitën e tij në Jordani duke thënë se Shqipëria dhe Jordania janë ndër shtetet e para që kanë sfiduar terrorizmin.

Në një intervistë ekskluzive në KK, i pari i shtetit shqiptar tha që Shqipëria është fokusuar për të ruajtur ekzistencën mbi bazën e identitetit kombëtar.

Shqipëria dhe Jordania kanë qenë një ndër shtetet e para që janë rreshtuar në aleancat ndërkombëtare për ta sfiduar përmes forcës rrezikun terrorist”.

“Një nga çështjet që ka impakt të rëndësishëm dhe ku mund të evidentohet roli i shqiptarëve dhe roli i Jordanisë ka të bëjë me qasjen tonë të përbashkët në mënyrën se si e analizojmë rrezikun që vjen nga terrorizmi nga ekstremizmi dhe mënyra se si ne qasemi për ta përballur rrezikun”.

“Shqiptarët jemi komb që e respektojmë tjetrin”.

“Në Jordani është një çështje shumë e rëndësishme dhe ruhet si traditë për ta identifikuar veten mbi bazën e nacionalitetit dhe identitet kombëtar dhe jo mbi bazën e besimit”.

“Dhe në Shqipëri një nga elementet e fortë që na ka bërë të ruajmë në raport me pushtimet e shumta në raport me tendencat e shumta për të na shndërruar, pikërisht fakti që jemi fokusuar për të ruajtur ekzistencën tonë mbi bazën e identitetit kombëtar”.

“Në Jordani punohej shumë çështja e identitetit kombëtar”.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.