Tahiri - Ekipi për Asociacionin nuk ka autorizim për të hartuar Statutin
Ekipi menaxhues për përgatitjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka theksuar nëpërmjet një komunikate se ka marrë autorizimin për ta nisur punën.
Por, e ka kundershtuar ministrja Edita Tahiri. Sipas Tahirit, ekipi nuk do ta ketë në mandat që i vetëm ta hartojë Statutin e Asociacionit, porse draftin e këtij dokumenti do ta punojë edhe një ekip i Qeverisë dhe procesi do të mbikqyret nga OSBE-ja dhe Zyra e BE-së në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Tahiri ka këmbëngulur se puna nuk do të nisë pa iu dhënë Kosovës kodi telefonik dhe pa u shpallur i pavarur KOSTT-i. Ajo ka reaguar edhe në gjuhën që ekipi ka përdorur në komunikatë, në të cilën Kosovës i është referuar me “Kosova dhe Metohia” e serbët janë paraqitur si viktimë e spastrimit etnik.