Ilir Metën nuk e mbajnë nervat pasi del nga SPAK: Ja kush dha urdhër që të thirresha në SPAK
Kryetari i Partisë së Lirisë ka mohuar të ketë lidhje me marrëveshjen për privatizimin e CEZ-DIA, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ku u mor në pyetje në lidhje me këtë çështje.
Meta deklaroi se nuk ka asnjë fakt që e lidh emrin e tij me këtë çështje.
“Më vjen keq që harxhohet kohë për gjëra të tilla ndërkohë që këtu janë mal dosjet dhe kallëzimet e bëra për ligjet me porosi, për miliarda euro dhe gjithë të tjerat, por unë nuk ndalojë askënd që të më drejtojë pyetje.
Ju e dini kush i ka dhënë udhëzimet që të thirret Ilir Meta në SPAK, janë dhënë nga Kongresi i Partisë.
Meta është i hapur dhe transparent dhe mezi po presim që për ato filmat që vazhdojnë të vidhen miliona euro te inceneratorët të ketë veprime konkrete”- tha Meta.
“Mendoj që kam dhënë sqarime shteruese që në vitin 2015 pas një shkrimi në media. Mund të them ato gjëra që i thashë dhe atje dhe janë thënë e stërthënë.
Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me çështjen e privatizimit të CEZ sepse ka qenë në opozitë në atë kohë.
Nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen me CEZ-DIA. Ajo që është më e rëndësishme është se gjatë katër muajve si ministër ekonomike nga fundi i shtatorit deri në fillim të janarit, CEZ nuk ka përfituar asgjë nga qeveria. Kemi qenë në debate të vazhdueshme për performancën e tyre.
Në Dhjetor pasi ERE mori një vendim që në gjykimin tonë favorizonte CEZ -in, në raport me KESH. E kam kundërshtuar këtë vendim të ERE-s. Drejtori i KESH i ka kundërshtuar vendimet e ERE-s në gjykatë.
Ish kryetari i bordit dha dorëheqjen. Sot dhe asnjëherë nuk mund të ftohem për të dhënë sqarim për asnjë vendim dhe asgjë që ka të bëjë me përmbushjen e funksionit shqiptar.
Nëse drejtësia të kërkon të të pyesë nuk mund të shmangesh. Ajo që mund të them është se pa asnjë diskutim nuk ekziston asnjë akt, asnjë dokument që Ilir Meta në çdo lloj detyre të ketë favorizuar cilindo.
Nuk ka asnjë fakt apo akt që mund të tregojë raportet e Ilir Metës me ligjin. Bashkëpunëtor dihet kush është? Endri Fuga. Për kallëzimet e mia”, u shpreh Meta.
Kreu i PL-së, u shpreh se kur ka marrë ftesën për të shkuar në SPAK, kishte aluduar se ishte thirrur për një nga dhjetëra denoncimet që ai ka bërë pranë kësaj prokurorie, duke përmendur dhe çështjen e falsifikimit të firmës nga ana e Lindita Nikollës.
“Më vjen keq që harxhohet kohë për gjëra të tilla ndërkohë që këtu janë mal dosjet dhe kallëzimet e bëra dhe nga unë për afera dhe gjithë të tjerat. Nuk dua të jem unë ai që shkel rregullat dhe procedurat. SPAK mund të publikojë të gjithë pyetjet dhe të gjitha përgjigjet.
Ju e dini kush i ka dhënë udhëzimet që të thërritet Ilir Meta te SPAK. Janë dhënë nga kongresi i PS. Ilir Meta është i hapur, transparent dhe mezi presim që për ato firmat fëp e fëp që vazhdon edhe tani vidhen miliona euro te Inceneratori i Sharrës, të ketë akte konkrete. E kemi bërë detyrën tonë në mënyrë të shkëlqyer.
Prokuroria e lidh emrin tim me portalet. I kam dhënë përgjigje të sakta. Kam qenë për vizitë pune. Kjo është e dokumentuar. Kanë dëshirë të më thërrasin mua? Nuk kam asnjë hezitim. Po presim për gjëra më të rëndësishme.
Është falsifikuar firma e Ruçit nga ana e Nikollës, në procesin kundër presidentit të republikës. Kjo nuk paska përbërë asnjëherë shqetësim. Kujtova se kisha ardhur këtu në këtë pozitë. Unë kujtova se ishte një nga dhjetëra çështjet që unë si presidenti i republikës i kam denoncuar në SPAK”, tha ai.
LEXO TE NGJASHME