Kërkoi pezullimin e dënimit, Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e ish kryeprokurorit Llalla

llallagjykata

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, për pezullim të vendimit.

Trupa e përbërë  nga anëtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simonit, vendosi mospranim të kërkesës.

Ish kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për  mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka dekluar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.

Gjithashtu ndaj ish-kryeprokurit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës.

Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funskison publik.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.