Edhe Arben Ndoka ne fushaten e PS-se ne Diber

AAAA ARBEN

Ish­deputeti i PS­së, Arben Ndoka, në qendër të akuzave teksa debatohej miratimi i ligjit të dekriminalizimit, është pjesë e fushatës për zgjedhjet vendore në Dibër.

Ai është fotografuar teksa bën fushatë së bashku me kandidatin socialist për bashkinë, Muharem Rama.

Emri i Ndokës u bë shkak për ‘përplasje’ në Kuvend, akuzuar nga opozita se ka qenë i dënuar për prostitucion.

Sot pritet që kandidati i maxhorancës të prezantohet zyrtarisht përpara dibranëve edhe nga Kryeministri Rama.

Prezantimi pritet të bëhet në sheshin kryesor të qytetit, ku kreu i qeverisë do të kërkojë sërish votat e dibranëve, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.