Rritja e çmimeve në bujqësi/ Braçe interpelancë me ministren! Deputeti: Si ka mundësi që fermerët dalin me humbje?!

bracekrifca

Deputeti Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca për dyfishimin e çmimeve të produkteve bujqësore, një nga problemet që po hasin fermerët.

“Në tre mujorin e 2021 ekonomia u rrit, kurse bujqësia 0,01% , tremujori i 6.99%, bujqësia 0,05%. ekonomia është rritur, por jo bujqësia. Kjo është pabarazi, rritja ekonomike me pabarazi në kosto është iluzion. Në bujqësi është e rëndësishme çmimi i produkteve. Një bujk nuk do të nxjerrë as pagën minimale”, tha Braçe.

Rritja e çmimeve dhe inflacionet, po përballemi me një fenomen tranzitor i cili do të zgjidhet me një rivendosje. Po investojmë më shumë, eksporti i salcës së domates, me lëndë të parë të prodhuar në vend. Po kryhet 15 milionë euro investim në Lushnje, zgjerim në sera, që ka rritur produktivitetin, ndikim në strukturën e bujqësisë dhe strukturave, Ministria e Bujqësisë po punon fort”, tha Krifca.

“Janë rritur eksportet në janar, por si shpjegohet që bujqësia jo, numrat janë të INSTAT jo të miat, por salca bëhet nga domatja që është me çmim të lirë, nën kosto. Mbështetja buxhetore në Lushnje, si ka mundësi që shesin nën kosto, dalin me humbje”, kundërshtoi Braçe.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.