Votuesit shqiptarë dhe votuesit e PD preferojnë më shumë Sali Berishën sesa Lulzim Bashën

 berisha.basha

Votuesit e Partisë Demokratike preferojnë më shumë Sali Berishën sesa Lulzim Bashën.

Në anketimin e muajit shtator, Euronews Albania pyeti shqiptarët se cilin prej dy udhëheqësve pëlqejnë më shumë.

Votuesit e Partisë Demokratike preferojnë më shumë Sali Berishën sesa Lulzim Bashën.

Në anketimin e muajit shtator, Euronews Albania pyeti shqiptarët se cilin prej dy udhëheqësve pëlqejnë më shumë.

Ky rezultat përmbys atë të një muaji më parë, kur ende pa shpallur vendimin për largimin e Berishës, Lulzim Basha gëzonte popullaritet në 67% të votuesve të PD, ndërsa Berisha ishte në nivelin e 56%.

 Image

Këtë trend ruajnë edhe shifrat që tregojnë popullaritetin e Berishës dhe Bashës në të gjithë popullsinë.

Në muajin gusht, Lulzim Basha gëzonte popullaritet më të lartë se Berisha mes shqiptarëve.
Image

Anketa e muajit shtator tregon rritje të mbështetjes në popullsi për Sali Berishën, nga 19% në 29%. Ndërkohë për Lulzim Bashën mbështetja mbetet thuajse e njëjtë, nga 26% në 24% të shqiptarëve.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.