Votimi për kreun e PD/ Ja renditja që do të kenë në fletë katër kandidatët në garë
Partia Demokratike do të mbajë më 13 qërshor, zgjedhjet për kreun e ri të partisë, ku në garë janë katër kandidatë, respektivisht Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, dhe Agron Shehaj.
Komisioni Zgjedhor mësohet se është mbledhur këtë pasdite dhe ka hedhur short për renditjen në fletën e votimit për zgjedhjet e 13 qershorit.
Në praninë edhe të përfaqësuesve të kandidatëve, që u bënë pjese e shortit, renditja në fletën e votimit është si më poshtë:
1.Fatbardh Kadilli
2.Edith Harxhi
3.Agron Shehaj
4.Lulzim Basha
LEXO TE NGJASHME