Meta uron për festën e Nevruzit: Shpresë e re po lind bashkë me rigjallërimin e natyrës
Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët bektashianë sot me rastin e Ditës së Nevruzit.
“Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut! – shkroi Presidenti në Fb. - U bashkohem sot lutjeve për shëndetin tuaj dhe të çdo anëtari të familjes!
Një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel bashkë me rigjallërimin e natyrës! Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari!” përfundon Meta.
LEXO TE NGJASHME