Pas vizitës së Kryeministrit Rama. Dendias: Zgjerimi 12 milje në detin Jon, moment historik për Greqinë
Vetëm një ditë pas vizitës në Athinë të kryeministrit Rama, kryediplomati grek Nikos Dendias ka bërë një status në facebook mbi zgjerimin me 12 milje të Greqisë në ujërat territore të detit Jon.
“Kalimi në Kuvend i projektligjit për zgjerimin e zonës ujore në detin Jon është një moment historik për ushtrimin e të drejtës së patjetërsueshme të vendit tonë, bazuar në të Drejtën Ndërkombëtare.”
Ministri i Jashtëm i Greqisë shton se projektligji për zgjerimin me 12 milje në detin Jon gjithashtu konfirmon se Greqia kërkon marrëveshje për kufijtë detarë me vendet fqinje sipas të Drejtës Ndërkombëtare duke promovuar sigurinë dhe prosperitetin në rajon.
Një ditë më parë Dendias priti në një takim privat kryeministrin Rama për të diskutuar disa çështje të rëndësishme përfshirë, pandeminë, bashkëpunimin rajonal dhe gjyqin nderkombëtar mes dy vendeve për kufirin detar.
Burimi/vizionplus
LEXO TE NGJASHME