Radha e qeverisë: Pas mjekëve nuk do të vaksinohen 425 mijë të moshuarit, por…

0.5politike.vaksina

Në emisionin "Open", i cili i ishte kushtuar vaksinimit kundër COVID-19 në vendin tonë, pati një debat të ashpër mes Gjergji Kojës (ish-ministër i Shëndetësisë) dhe mjekut të njohur Petrit Vargut.

Koja zbardhi planin e qeverisë për vaksinimin sipas të cilit qeveria do të vaksinojë së pari personelin mjekësor, më pas mësuesit dhe policët dhe vetëm pas tyre të moshuarit.

Mjeku Vargu insistoi se duhet patjetër që menjëherë pas mjekëve të cilët janë në vijën e parë duhet që të vaksinohen të moshuarit, sepse Covid-19 po merr më së shumti jetë nga kjo kategori dhe sipas INSTAT në vendin tonë janë rreth 425 mijë persona mbi moshën 65 vjeç.

Edhe mjeku tjetër i njohur Sulçebe mbështeti këtë variant, duke rekomanduar se duhet vaksinuar së pari mjekët dhe ata mbi 60 vjeç.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.