“Skandali”, Vasili: Dëshmia e Qazimit hedh poshtë Prokurorinë, Klodiani kishte 10-12 të qepura
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa ka publikuar një video nga intervista e babait të Klodian Rashës, deklaroi se Qazim Rasha ka nxjerrë në dritë mashtrimin e prokurorisë.
Vasili theksoi se prokuroria mohoi totalisht faktin se Klodiani u dhunua.
Mes të tjerash Vasili sjell në vëmendjen dëshminë e babait të të ndjerit, se djali kishte plage të madhe në kokë me 10-12 të qepura, shpërfytyrim të fytyrës dhe traume në shpatull.
REAGIMI I VASILIT
SKANDALI.Mashtrimin e prokurorisë për dhunën ndaj Klodianit e asgjëson e vërteta e babait te tij!(VIDEO).
Prokuroria mohoi totalisht dhunen ndaj te ndjerit Klodian Rasha.
Lexojeni se çfarë deklaron prokuroria:
“Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për kònflíkt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas gòditjès me ármè zjárri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedures Pènále për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka patur përdorim dhùnè”.
Ndersa deshmia e babait te Klodian Rashes ne intervisten me gazetaren Klodjana Lala eshte vertet tronditese dhe asgjeson totalisht deklaraten e prokurorise.
Ai pohon se i ndjeri djale kishte plage te madhe ne koke me 10-12 te qepura, shperfytyrim te fytyres dhe traume ne shpatull.
SPAK boll fjete mbi krim, faktet ulerijne, bej detyren se do te jeni ju neser ne bangen e te akuzuarit.
LEXO TE NGJASHME