Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak
Kryetari i komisionit qendror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ka dërguar për miratim anëtarëve të Komisionit Rregullatorit shpërndarjen e mandateve sipas zonave zgjedhore.
Sipas projektvendimit Tirana bëhet me 36 deputet ndërkohë Dibrës dhe Gjirokastrës i ikën një mandat. Sipas formulës së re të përllogaritjes numri mesatar i votave në rang republike për 1 deputet është mbi 32 mijë e 400 vota.
Shpërndarja e mandateve është si më poshtë:
Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate
Qarku Dibër – 5 (pesë) mandate
Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Fier – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate
Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate
Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Kukës – 3 (tre) mandate
Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate
Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate
Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate.
LEXO TE NGJASHME