Politikanët e Kosovës në Hagë, Rama nënshkruan sot me Vuçiçin

0.4rama vucic zaev1604907553

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Ana Bërnabiç, në prani të ministrave të Shëndetësisë të tre vendeve, do të zhvillojnë ditën e sotme një takim online, përcjell Ora News.

Në qendër të diskutimeve do të jetë situata me pandeminë në rajon dhe masat që do të merren.

Sipas asaj që raporton Agjencia Maqedonase e Lajmeve, në këtë takim do të nënshkruhet edhe një Memorandum Bashkëpunimi, i cili do të rregullojë marrëdhëniet me vendet në fjalë në kushtet e krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Ajo që bie në sy nga njoftimi, është mungesa e Kosovës në këtë takim.

Politikanët e lartë të Kosovës janë në Hagë, ku do dalin sot para gjykatës, të akuzuar për krime lufte.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.