Plani i PD-së/ Ja si do gjurmohen paratë e korrupsionit
“Do të ndjekim paranë korruptive, kudo qoftë” -paralajmëroi dje kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas tij do të zbulohet si janë vjedhur 2.2 mld euro dhe përgjegjësit do të vihen para ligjit. Gazeta MAPO zbardh planin e opozitës për një kompani ndërkombëtare auditimi, e specializuar në gjetjen e llogarive dhe aseteve të zyrtarëve të korruptuar.
Korrupsioni i lartë është gangrena që ka zhbërë shtetin shqiptar, por gjithmonë ka qenë e vështirë zbulimi dhe vendosja para drejtësisë e zyrtarëve të lartë, me përjashtim të rasteve sporadike, jo të rëndësishme. Të gjithë flasin për korrupsionin, ai shpesh ndodh si një vjedhje e pastër para syve të publikut, por mbetet pa u ndëshkuar.
Por, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka bërë dje një premtim të fortë për ta ndryshuar këtë situatë duke premtuar zbulimin e skemës korruptive, ndjekjen e parasë dhe dërgimin për ndjekje penale të përgjegjësve. Ai ka folur për njëmënyrë efikase që zbatohet në praktika ndërkombëtare për gjurmimin e parave të korrupsionit.
Gjatë një daljeje për mediat ai premtoi se në muajt e parë të qeverisjes do të merret pikërisht me skemat korruptive të përdorura nga qeverisja aktuale nëpërmjet PPP-ve dhe tenderave abuzivë.
Basha foli për institucione ekzekutive dhe përvojën e partnerëve strategjikë tëvendit për të bërë të mundur këtë. “Javët dhe muajt e parë të kësaj qeverie, me institucione të posaçme ekzekutive, me përvojën më të mirë të partnerëve tanë strategjikë, me të cilët kam qenë në kontakt prej majit të vitit të kaluar, ne do të bëjmë gjithçka, do të ndjekim paranë jashtë vendit, ku e kanë çuar”, – tha Basha. Dhe përtej kësaj deklarate ai ka një plan konkret.
Gazeta MAPO mëson se bëhet fjalë për pajtimin e një kompaniendërkombëtare auditimi, të specializuar në gjurmimin e parave. Kjo kompani, bëjnë të ditur burime pranë PD-së, nuk do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë asgjë, pasi do të punojë në bazë të përqindjeve për zbulimin e parave të vjedhura nga shtetarët. Ajo do të paguhet në bazë të historive të suksesit, të rasteve konkrete të parave që do të zbulojë.
Duke ia besuar një kompanie prestigjioze të huaj, e cila bashkëpunon me agjenci ndërkombëtare të zbulimit, opozita beson se do të mund që për herë të parë të vendos një standard të ri në kulturën e pandëshkueshmërisë. Basha iu referua shifrës 2.2 miliardë euro tendera dhe koncesione, të dhëna këto që vijnë nga hulumtimet që vetë opozita ka bërë dhe raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për dëmet që i janë shkaktuar shtetit nga praktikat korruptive.
KLSH ka zbuluar vetëm 5 vitet e fundit një dëm ekonomik në vlerën e 2 miliardë eurove, që vijnë si rezultat i shkeljeve të ndryshme të administratës qeverisëse. Por, nëse këto gjetje të KLSH-së nuk kanë vënë dot në lëvizje organet e drejtësisë për të hetuar dhe nxjerrë para ligjit përgjegjësit, njëkompani auditimi me përvojë ndërkombëtare besohet se do tëjetë e aftë të zbulojë dhe si dhe ku kanë shkuar paratë që u janëvjedhur taksapaguesve shqiptarë nëpërmjet metodave korruptive.
Burimet pranë PD-së bënë me dije se Basha ështëkonsultuar me partnerët ndërkombëtarë të kësaj partie, CDU-ja gjermane, republikanët amerikanë apo konservatorët anglezë, parti të djathta me të cilat PD ka bashkëpunuar dhe për programin e saj qeverisës.
LEXO TE NGJASHME