Përfundon votimi në Berat/ Ja 10 kandidatët e PD që kalojnë në raundin tjetër

0.5pdpas1601316773

Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve per deputete në Degën e Partisë Demokratike Berat. Votimi ka nxjerre 10 kandidatet, që do të vijojnë pjesën tjetër të procesit përzgjedhës. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, dega e PD ka shprehur mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të partisë. Nga lista e Beratit është skualifikuar vetëm Astrit Veliaj, i njohur si ish-deputet i PD dhe biznesmen, teksa të tjetrët e kanë kaluar provën.

Astrit Veliaj mbahet mend në historinë e Beratit si investitori i universitetit me tarifa sociale, që u dha dije mijëra të rinjve pa mundësi financiare. I papritur eleminimi i tij nga gara për zgjedhjet parlamentare. 

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:

-Numri i anëtarëve me të drejtë vote: 1380 anëtarë.

-Pjesëmarrja në votime: 827 anëtarë ose 59,9 %.

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

1.AFIZE SKENDO

2.ALKETA MUKAVELATI

3.ARENC BERATI

4.DENIS SAHATCIU

5.DRITAN HAZINEDARI

6.ENO QANA

7.KASEM MAHMUTAJ

8.MUHARREM HOXHA

9.NAMIR LAPARDHAJA

10.OLTION MERDARI

“Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Beratit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Beratit do të mundin të keqen dhe do t'i sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit 2020” - thuhet në njoftimin e PD-së së Beratit.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.