Meta takon ambasadorët e BE, ja për çfarë u diskutua
Është mbyllur pas 60 minutave takimi i presidentit Ilir Meta me një grup ambasadorësh të Bashkimit Europian në Tiranë.
Në pritje merrnin pjesë ambasadorët e Francës, Italisë, Spanjës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Bullgarisë dhe Republikës Çeke.
Mësohet se tema e takimit kanë qenë zhvillimet e fundit politike në vend si dhe axhenda e Këshillit Politik, i cili do të mblidhet sërish pasditen e sotme në orën 17.00.
Dy ditë më parë presidenti priti edhe ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, me të cilën ka diskutuar për të njëjtat tema.
LEXO TE NGJASHME