SPAK, verifikim ish-gjykatësve të lartë të shkarkuar nga Vetingu për pastrim parash apo korrupsion

0.3sssspak 11592903104

SPAK ka tërhequr dosjet të gjithë ish- anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës të Lartë të shkarkuar ng Vettingu.

Sipas News24, SPAK ka tërhequr dosjet dhe ish- gjyqtarët do të verifikohen nëse kanë bërë pastrim parash, korrupsion apo fshehje pasurie për shkak të funksionit që kanë patur.

Prej fillimit të Vettingut nuk kanë qenë të paktë gjyqtarët nga Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë që u shkarkuan apo u dorëhoqën, gjë që solli dhe mosfunksionimin e këtyre dy institucioneve të larta të drejtësisë.

Nga Gjykata Kushtetuese tashmë nga SPAK do të verifikohen Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Altina Xhoxhaj, Bashkim Dede kurse nga Gjykata e Lartë, Admir Thanza, Tom Ndreca, Artan Broci, Artan Zeneli dhe Xhezair Zaganjori, të gjithë këta të shkarkuar më parë nga Vettingu.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.