Basha thirrje qeverisë: Mos vononi dhënien e ndihmave! Duhet dhe një tjetër paketë ndihme

Screenshot 74 600x360

104 të prekur, 4 të vdekur, një në gjendje kritike për jerën dhe 5 të shëruar. Ky është bilanci i përhapjes së koronavirusit në Shqipëri këtë të hënë, teksa lideri i opozitës Lulzim Basha ka ngushëlluar familjes e dy viktimave të fundit të kësaj dite.

Përmes një deklarate për media, Basha i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit social dhe karantinimit, si të vetme mënyra për të parandaluar përhapjen e kovid.

Basha po ashtu i ka bërë thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të urdhërojë bizneset me grumbullim të lartë njerëzish që të mbyllen. Kryedemokrati gjithashtu ka kërkuar nga qeveria që të mos vonojë nisjen e dhënies së ndihmave dhe përtej saj të shtojë një tjetër paketë shtsë për ekonominë.

Basha: Ngushëllime  familjeve të viktimave. Një falenderim për qytetarët që respektuan rregullat e karantinës së detyruar. Respektoni pikë për pikë udhëzimet nga Policia. Distancimin social, kufizimin e lëvizjeve për ndalimin dhe ngadalësimin e efekteve të pandemisë.

 

Të dashur qytetarë,

Koha që të gjithë së bashku, kemi një armë të fuqishme, distancimin social, përmes rregullave edhe kur kemi nevoja ne mund dhe do ta ngadalësojme.

Qeveria të shpallë gjendje e fatkeqësisë. Të rudhërojë menjëherë bizneset me dendësi të madhe, fasoneri, call centers, apo fabrika të tjera prodhimi që përbën rrezik për përhapjen e cirusit.

 Sot është dita të qëndrojmë krah për krah njëri- tjetrit. E di që keni hasur vështirësi material dhe psikologjike në vetëkarantinimin e imponuar dhe vetëimponuar.

Ta kalojmë me një faturë sa më të vogël për shëndetin dhe ekonomike. Të themi bëmë atë ëq duhet , siç duhet. Dhe mos themi nuk shpëtuam as sa duhet.

Dua të përsëris përulësisht, mos vonojë paketën e ndihmës dhe të bëjë një paketë tjetër. Të gjithë ata që do të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të mbylljes së biznesit duhet të marrin pagën për minimumin jetik. Të ndërpritet çdo shpenzim tjetër. Çdo transferim tjetër nga thesari dhe të gjitha të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve dhe nevojat acute ekonomike.

Kam bindjen e thellë që me forcën që e kanë karakterizuar shqiptarët ndër kohë, do e kalojmë për një Shqipëri të nesërme me pozitivitet dhe më të bashkuar dhe më të fortë. Të merrni të gjitha masat higjieniko- sanitare dhe lus qeverinë që hapat e shpallura t’i detajojë dhe t’i vendosë në zbatim. Të shpallë gjendje e fatkeqësisë dhe të mbyllë bizneset me dendësi të madhe punonjësish.”- tha Basha.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.