“Qepni gojën dhe zbatoni rregullat!” Rama i ashpër me komentuesit që ankohen në rrjet

ramam1 1 600x360

Me tone të ashpra, kryeministri Rama ka kritikuar një sërë qytetarësh që i janë ankuar në rrjetet sociale, veanërisht ata që sipas tij shkruajnë se shqiptarët ‘skanë bukë për të ngrënë’ në këto kohë të koronavirusit.

Në intervistë për Neës24, Rama deklaroi se të tillë persona duhet të qepin gojën dhe të zbatojnë rregullat.

Rama: Fatkeqësisht ka nga ata që kanë një Iphone në dorë dhe ankohen për internetin dhe e vetmja fjalë që shkruajnë është vdiqëm për bukë, do vdesim për të hongër, çfarë dop hamë. Nuk ka vdekur asnjë njeri në Shqipëri për bukë, përkundraz, kanë ngrënë gjithmonë. Sigurisht ata që s’janë në gjendje të mirë financiare kanë mungesa. Por disave nuk u del vesi. Shkruajnë që po vidhen, ku i shohin këta me satelitë? Kështu që boll me këtë bukën sepse njerëzit kanë ndenjur për 30 ditë nëpër grevë dhe nuk kanë vdekur. Boll me këtë heroizimin që po rrimë në shtëpi, njerëzit kanë ndenjur për 30 vite në një qeli burgu dhe nuk kanë vdekur, kështu që qepni gojën dhe zbatoni rregullat,“- vijoi ai më tej.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.