''Vetndërgjegjësimi, ende i çalë! Qendroni në shtëpi për t'í ngadalësuar vrullin COVID-19'

tritan

Nga Prof. Tritan Kalo.

Vetndërgjegjësimi mbetet ende i çalë, Ju kemi informuar dhe kurrë nuk do të lodhemi duke ju informuar.

Ekipi punëmadh e fjalëpak i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive po ju gjendet pranë në çdo minutë të ditës.

Qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat e distancimit social, për t’i ngadalësuar vrullin e përhapjes Covid-19.

Pak ose më mirë aspak politikë e politizim të gjithçkaje.

Koha lyp vetëm e vetëm bashkëveprim dhe bashkëpunim, për të kapërsyer me sa më pak humbje njerëzore këtë “flamë botërore”.

Shuplakat tona ndaj sistemit apo politqenërve të këtyre 30 viteve demon-kraci do të kemi mundësi t’i përdorim që në zgjedhjet më të afërtam  ndërkohë më shumë dashuri e respekt për njeri tjetrin. Sa më pak ndasi në mendimet dhe në qëndrimet tona, përkundrejt armikut të përbashkët, tinzarit Covid-19.

Pas fitores së kësaj beteje, shpresoj dhe uroj që të kemi vullnetin dhe dëshirën për të bërë ndryshimet e duhura në këtë sistem të dështuar, që nga mënyra e instalimit të tij po ashtu edhe përgjatë 30 viteve të një tranzicioni asfiksues, për burimet njerëzore, natyrore dhe zhvillimore të nënlokes Shqipëri.

Punë, përkushtim e profesionalizëm nga kushdo dhe kudo.

E vetmja PPP dobiprurëse për kapërcimin e kësaj situate, optimizmi ynë kërkon mbështetjen dhe mirëkuptimin nga të gjithë ju. Së bashku do t’ia dalim!!!

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.