Rama: Masat shtrënguese do japin rezultat nëse...

auto RAMA1584083557

Në ditën kur Shqipëria thuajse ka hyrë tërësisht në karantinë, Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh ngushëllues qytetarëve shqiptarë që rrezikojnë të humbasin durimin për ta përballuar këtë situatë ankthi dhe izolimi.

Ai ka cituar në Fb një thënie të ish-Presidentit amerikan Barak Obama për raste të tilla dhe ka theksuar se ka besim “se plani i përshkallëzimit që po ndjekim do të na japë rezultat, nëse të gjithë do të japin dorën e tyre dhe me ndihmën e Zotit, nuk do të humbasim vendosmërinë e durimin.”

Rama ka shkruar në Fb: “Nëqoftëse ju pyesni veten a mos është i ekzagjeruar reagimi për të anuluar grumbullime të mëdha apo aktivitete publike (dhe unë e dashuroj basketbollin), ja ku e keni një skicë të dobishme, për se si masa të tilla mund ta ngadalësojnë përhapjen e virusit dhe të shpëtojnë jetë. Ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin”/ Barak Obama.

Këto janë dy kurbat e famshme që na tregojnë se si epidemia përhapet në formë shpërthyese dhe rastet e rënda rriten lart me shpejtësi, brenda një kohe të shkurtër, duke e futur në kolaps sistemin shëndetësor.

(Kurba e kuqe; shumë më tepër pacientë për trajtim intensiv, se sa shtretër, pajisje dhe mjekë në dispozicion) kur nuk merren masa shtrënguese ose se si epidemia përhapet në formë graduale dhe rastet e rënda rriten në proporcion më të drejtë me kapacitet e sistemit shëndetësor.

(Kurba gri, ku shihet qartë shtrirja në kohë e përhapjes së virusit, që sjell nga njëra anë avantazhin e mundësisë së sistemit për ta përballuar më mirë nevojën për kurimin e rasteve të rënda dhe nga ana tjetër, avantazhin që mund të na japë me daljen e dimrit rritja e temperaturave në dobësimin e virusit)

Pra masat shtrënguese luajnë rol vendimtar në këtë luftë dhe sa më i goditur të jetë plani i përshkallëzimit të tyre, aq më e përballueshme është goditja e virusit, i cili gjithësesi shpërndahet po tjetër janë pasojat kur përparon shpejt dhe krejt tjetër kur përparon ngadalë

Unë kam besim se plani i përshkallëzimit që po ndjekim do të na japë rezultat, nëse të gjithë do të japin dorën e tyre dhe me ndihmën e Zotit, nuk do të humbasim vendosmërinë e durimin."

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.