Basha, mesazh mjekëve: Jeni heronjtë tanë!

auto auto basha15825523761584083821

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përgëzuar për punën e palodhur personelin e Spitalit Infektiv në Tiranë, i cili është kthyer tashmë në karantinë për personat e prekur nga koronavirusi.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Basha thekson se këta mjekë janë heronjtë tanë, ndërsa shpreson që t’u japë Zoti forcë e kurajo për të përballuar këtë sfidë. Mes të tjerash Basha pohon se e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!

Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë!

Jeni heronjtë tanë!

Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj.

Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!

Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.