Rama: Fasonët dhe call center ta harrojnë që të kërkojnë lekë nga shteti për mbylljen

1584036320 ramq2 750x430

“Po ju shpjegoj se nesër edhe fasonët dhe call center do ta kenë të ndaluar të qarkullojnë punonjësit e tyre. Faktikisht nesër duhet të jenë të mbyllur. Nga fillimi i javës së ardhshme do të fillojnë inspektimet për sigurinë dhe nëse standardet, që janë të thjeshta nuk do të garantohen do të marrim masa drastike, që do të bien në shpatullat e pronarëve, duhet ta harrojnë që mund të kërkojnë nga shteti para për shkak të mbylljes se nuk është mbyllje që vjen si rezultat i kërkesës së shtetit në kohë të zakonshme, por që mund të vijë si rezultat i moszbatimit të rregullave të këtij momenti dhe mos vënies në jetë të këshillave. Është pa përgjegjshmëri që nuk mund të shpërblehet, por do të ndëshkohet. Të dezinfektohen vendet e punës dhe të shkurtohen distancat. Nëse mbyllim bare, restorante, lokale dhe shmangim lëvizjet. Aty ku është e mundur që puna të bëhet në distancë është gjëja më e mirë dhe e shpejtë” tha Rama.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.