Koronavirusi/ Rama: Nga nesër administrata që punon në kompjuter do të mbyllet, shërbimet merren online

Nga nesër të gjithë punonjësit e administratës që punojnë në kompjuter dhe që shërbimet që ofrojnë mund të merren edhe online, do të punojnë nga shtëpia.

Ky është urdhri i ndërmarrë nga mbledhja e qeverisë ditën e sotme kundër përhapjes së koronavirusit.

Për sa i përket pjesës tjetër, Kryeministri Rama tha se çdo punonjës në administratë që duhet të kujdeset për fëmijët do të marrë leje.

“Nga nesër do të çojmë në shtëpi të gjithë administratën që punon me kompjuter. Për këtë arsye nga nesër nuk do të japim shërbime për të gjitha aplikimet online. Shërbimi i “adisës” do të mbyllet. Ato do të merren online. Shpresojmë që në disa javë kurba do të përmirësohet. Për këtë arsye ne të gjithë prindërve që kanë fëmijët në moshën e çerdhes dhe që nuk janë në këtë pjesë të administratës do ti japim leje” tha Rama.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.