‘Të aplikohet zona e Kuqe si në Itali’, Manastirliu-Metës: Çdo masë e shtuar do të vendoset nga ekspertët

Manastirliu me ekspertet teknike

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur apelit të presidentit Ilir Meta në lidhje për të shtuar masat parandaluese ndaj koronavirusit, e cila bën me dije se një vendim i tillë do të merret nga ekspertët.

Pas vendimit të hyrë sot në fuqi në Itali, për izolimin total të zonave të kuqe, Manastirliu ka mbledhur ekspertët e komitetit teknik, mbledhje nga e cila nuk është marrë një vendim konkret, por mbetet në nivel diskutimesh.

Për të qetësuar shqiptarët, nisur nga fakti që në shtet fqinje ka pasur të infektuar, në Itali edhe viktima mbi 360, ajo ka theksuar se Shqipëria nuk është prekur nga koronavirusi.

“Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e komitetit teknik, për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe. Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga ekspertët. Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë”, shprehet Manastirliu.

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme bëri një apel për të shtuar masat, ku kërkoi që të aplikohet në vendin tonë, njësoj si në Itali “Zona e Kuqe” dhe një fond shtesë për parandalimin e situatës, si dhe mbrojtjen e stafit mjekësor.

Gjuthashtu mëngjesin e nesërm në orën 09:00 do të mblidhet për herë të parë qeveria, pikërisht për të diskutuar për situatën lidhur me koronavirusin.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.