Këshilli Politik e shtyn mbledhjen e sotme për ditën e hënë
Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore nuk do të mblidhet sot sipas axhendës, por ditën e hënë në orën 10:00.
Shtyrja e mbledhjes është kërkuar nga Partia Demokratike, përfaqësuesi i saj Oerd Bylykbashi. Të hënën ai do të paraqesë në tryezë, propozimet e opozitës për reformimin e administratës zgjedhore.
Në mbledhjen e sotme ishte përcaktuar të diskutoheshin propozimet mbi sistemin zgjedhor dhe administratën zgjedhore.
LEXO TE NGJASHME