Zgjedhjet e 30 qershorit, KQZ shpall rezultatin përfundimtar

00.4KORRIK KQZ ORA 10 00 frame 3047

KQZ shpall sot rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas këtij momenti, të gjithë kandidatët e zgjedhur në 30 qershor, brenda datës 10 gusht, do të kenë mundësi të marrin zyrtarisht mandatin duke u betuar para këshillave.

Nga ana tjetër Kolegji Zgjedhor ka nisur punën duke bërë shpërndarjen e këshilltarëve për bashkitë e vendit.

Anëtari i KQZ-së Denar Biba gjatë shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 30 qershorit deklaroi se në këtë ditë shqiptarët vendosën mes pazareve dhe kushtetutës.

"Shqipëria zgjodhi mes kushtetutës dhe pazareve. Kushtetuta iu mbivendos pazareve të vogla. Në këto zgjedhje ndoshta më shumë se asnjëherë tjetër edhe personalisht kam ndjerë mbështetjen e partnerëve perëndimorë që e mbështetën Shqipërisë në këtë rrugëtim ku kryesorja është ndërtimi i shtetit", tha Biba.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.