Mandati i Erion Veliajt, Gjykata e Tiranës zhvillon sot seancën për miratimin e tij
Zhvillohet sot në orën 14:30 seanca gjyqësore për miratimin e mandatit të kryebashkiakut Erion Veliaj i cili më 30 qershor mori besimin e kryeqytetit edhe për 4 vitet e ardhshme.
Kjo seancë do të drejtohet nga gjyqtari Dritan Caka.
Veliaj u rikonfirmua në krye të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit ku kandidonte përballë rivalit nga Bindja Demokratike Arben Skënderi.
Ai u shpall fitues me 152,230 vota e ndërsa riavli i tij Arben Skënderi nga partia Bindja Demokratike mori 9364 vota.
LEXO TE NGJASHME