Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ndryshon data

00.4Edi Rama Asamble PS 28 prill

Shtyhet me një ditë mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ditën e hënë u vendos që mbledhja të zhvillohet në 22 korrik, por sot është shtyrë me një ditë, ndërsa arsyet nuk dihen. Asambleja do të zhvillohet në orën 16:00 të datës 23 korrik në Pallatin e Kongreseve. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së.

Mbledhja vijon prej orës 09:00 në selinë e PS-së, ndërsa në qendër të diskutimeve janë disa cështje, nga asambleja që u shty me një ditë, seanca plenare që do të zhvillohet nesër dhe projektligjet që do të miratohen, por edhe të tjera.

Kryeministri dje mblodhi në selinë e PS për rreth 1 orë drejtuesit në qarqet që ai do të marrë në koordinim politik, Lezhën, Shkodrën, Dibrën dhe Kukësin. Nga kjo mbledhje Rama dha 10 porosi  ku kryesoret ishin për zëvendësimet që do të bëhen në bashkitë e djathta.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.