Mbledhje urgjente, anulimi i zgjedhjeve mbërrin në KQZ

0.4download 7021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot, ku mësohet se rreth orës 11:20 ka mbërritur edhe dekreti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve. 

Mbledhja urgjente bëhet  pas deklaratës së jashtëzakonshme të Presidentit Ilir Meta që sot firmosi para kamerave dekretin për zhdekretimin e zgjedhjeve dhe anulimin e tyre në një afat të pacaktuar.

Siç u vendos në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste sot, zhdekretimi i Metës, i cili nuk ekziston në asnjë pikë të kushtetutës si term, do të kalojë në KQZ, dhe më tej në Kolegjin Zgjedhor për t'u shqyrtuar vlefshmëria e tij.

Mbledhja është thirrur nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.