Konfirmohet në detyrë drejtuesi i prokurorisë së Pogradecit, kaloi vettingun

0.5ramadan troci kpk 600x342

Drejtuesi i Prokurorisë së rrethit të Pogradecit, Sotir Kllapi ka kaluar vettingun duke u konfirmuar në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Lulzim Hamitaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli pas seancës dëgjimore në datë 8 maj, ku u njoh me dosjen e tij sot vendosi konfirmimin.

Sotir Kllapi i kaloi pa probleme filtrat e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale. Prokurori mori raport pozitiv nga ILDKPKI mbi interesat e tij private si dhe raport “përshtatshmërie” nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.