Prezantohet drejtori i ri i Kadastrës, Artan Lame

00.2artan lame028402984

Zëvendës kryeministri, Erion Braçe ka prezantuar sot Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lamen.

Gjatë prezantimit Braçe u shpreh se do të vazhdojë beteja për të bërë një punë të mirë njësoj si me legalizimet ndërsa falenderoi zotin Lame për kontributin e tij. Ai deklaroi se objektivi i qeverisë është zgjidhja e problemeve me pronat dhe certifikimi i tyre.

Braçe tha se do ta ndjekë personalisht jo vetëm mbarëvajtjen e këtij institucioni por të gjithë koordinimin me institucionet e tjera.

Në fjalën e tij, Lame nënvizoi se çështja e pronave mbetet themra e Akilit në Shqipëri dhe se zgjidhja nuk do të jetë e lehtë. Por duke marrë shembull legalizimet, Lame u shpreh besimplotë për suksesin e reformës.

“Zgjidhja e çeshtjes së pronësisë mbetet thembra e Akilit sepse njerëzit vazhdojnë të thërën e të vriten për prona. Por ashtu si me legalizimet, vetëm bashkë do t´ia dalim”, u shpreh ai.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.