Në pranga katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë
Katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësië janë arrestuar nga Policia. 12 të tjerë janë nën hetim. Të arrestuarit janw: Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, Aurel Lamçe; ish-Sekretarja e Përgjithshme Juliana Hoxha dhe dy specialistë të IT: Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.
Prokuroria ka zbuluar abuzime të rënda me tenderat në vitet 2016-2017 dhe i ka akuzuar për ‘shpërdorim detyre”.
Në njoftim thuhet se “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal."
Pak minuta më parë u mësua se u shkarkua Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa, i cili kishte vetëm pesë muaj i emëruar në detyrë. Nuk dihet ende arsyeja e shkarkimit, por zbulohet fakti se hetimet e Prokurorisë që çuan në arrestime janë përqëndruar kryesisht në tenderat e zhvilluara për burgjet:
Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative;
Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale;
Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar;
Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës;
Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit.
LEXO TE NGJASHME