Vetingu, Komisioni shtyn shpalljen e vendimit për drejtuesen e Krimeve të Rënda, Prelën

0.1prelaaaaa028420

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot se ka shtyrë shpalljen e vendimit për Donika Prelën, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi që ishte parashikuar të jepej sot, do të shpallet më 5 shkurt. Argumenti i shtyrjes së vendimit: "Për shkaqe të arsyeshme".

Gjatës seancës së verifikimit që u zhvillua më 22 janar, nga trupa e drejtuar nga roland Ilia, relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Olsi Komici,  prokurorja Donika Prela u detyrua të sqaronte të ardhurat e bashkëshortit të saj dhe pasuritë e paluajtshme vënë nga të dy. Bashkëshorti i saj rezultonte se kishte punuar në të zezë dhe për këtë shkak kishte hedhur në gjyq kompaninë ku kishte punuar, por çuditërisht, shtatë vjet më pas.

Pyetje të sikletshme Prelës iu bënë nga vëzhguesi i ONM-së, Theo Jacobs, i cili  tha se i linte shije të keqe, fakti se kompania ku punonte bashkëshorti i Prelës nuk kishte paguar taksat dhe dukej sikur kishte një marrëveshje për t’ia hedhur sistemit.

Nga ana tjetër, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit verifikoi se Prela kishte blerë dy apartamente nën çmimin e tregut dhe një sipërfaqe toke 1 mijë metrash katrorë në Petrelë të Tiranës, me çmime favorizuese. Prela arsyetoi se apartamentet ishin blerë në kompaninë ku i shoqi punonte si inxhinjer ndërtimi, ndërsa toka në çmimin referencë të caktuar nga Qeveria.

Procesi i vetingut për të u krye nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin.

Por, ndaj Prelës, ka ngritur dyshime të forta së fundmi, Partia Demokratike, e cila jo më larg se dje solli në vëmendje të KPK-së, dy fakte të tjera, për të cilat kërkoi të verifikoheshin:

E para, të kontrolloheshin kamerat e sigurisë nëse kishte pasur një takim të Prelës muajt e fundit, me anëtaren e komisionit të Vetingut, Valbona sanxhaktarin dhe së dyti, a përmendje emri i Donila Prelës në përgjimet e dosjes së bandës së Avdylajve.

Duket se shumë pikëpyetje të ngritura mbi figurën e zonjës Prela e kanë nxitur KPK-në të shtyjë edhe një javë, shpalljen e vendimit për drejtuesen e Krimeve të Rënda me argumentin “për shkaqe të arsyeshme”.

0.2vendimi0210

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.