Sot seanca e fundit e Kuvendit, ‘Magjistrata’ dhe Kodi Rrugor pa konsensus

0.5kuvend333331201251

Prej orës 10:00 ka nisur seanca parlamentare, e cila është e fundit për këtë sesion, ndërsa janë renditur për diskutim disa projektligje, shumica e të cilave marrëveshje huaje me institucionet e huaja që pritet të miratohen vetëm me votat e socialistëve. Por tre projektligje janë më të rëndësishmet dhe që pritet të sjellin sërish debat, për të cilat opozita ka deklaruar se nuk do të bashkojë votat me Partinë Socialiste, duke bërë që ligjet të shtyhen për në shtator. Ligji për emërimin e magjistrave të rinj është ndër më të diskutuarit ditët e fundit për faktin se Partisë Socialiste i duhen me domosdoshmëri votat e të paktën ish-aleates së saj, LSI. Nga ana tjetër përfaqësues të LSI kanë deklaruar mos dakordësi për propozimet e kolegëve socialistë.

Opozita nuk jep votë pro as për ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor, duke bërë që edhe nisma për lehtësimin e procedurave për marrjen e lejedrejtimeve të huaja të shtyhet për seancat e pas shtatorit. Të njëjtin fat do e ketë edhe Kodi Ajror.  Opozita edhe në këtë seancë të fundit pritet të përsërisë qëndrimin e dy javëve të fundit, ku krerët e dy grupeve parlamentare kërkojnë rivotimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, të cilin maxhoranca e konsideron çështje e mbyllur. Opozita do të jetë në seancë vetëm në momentin kur kryetarët e grupeve të kërkojnë rivotim të ligjit për Teatrin Kombëtar.

RENDI I DITES NE KUVEND
Projektligji “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar’

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Rifinancimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat urbane dhe rurale, faza e dytë”, ratifikuar me ligjin nr. 86/2015”

Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Efiçenca energjetike përmes sektorit bankar” ratifikuar me ligjin nr. 89/2015””

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., për programin e arsimit dhe formimit profesional nëpërmjet inovacionit”

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare - rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë - Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, në kuadër të grantit të investimit nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor”

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e financimit për projektin e modernizimit të asistencës sociale”

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 3 konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale”

Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”

Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore”

Projektrezolutë “Për reformën e politikës shtetërore për diasporën”

Për votim: - Projektligji “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”

Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar””

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.