Prokurorja Antoneta Sevdari kalon Vetingun
Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Antoneta Sevdari, e cila është njëherazi edhe kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë e kaloi me sukses Vetingun. Vendimi u shpall paraditen e së mërkurës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,
Trupi gjykues drejtohej nga Firdes Shuli, relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Roland Ilia.
Pasuria e Sevdarit përbëhet nga 350 m2 tokë truall, një shtëpi banimi e legalizuar në vitin 2013, ku Sevdarit dhe bashkëshortit u takojnë 1/3, një apartament i blerë për 97 500 euro me kursimet e të dyve. KPK gjykoi se pasuria e Sevdarit ishte me burime të ligjshme.
Po ashtu, Drjtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dha një raport pozitiv për prokuroren, si të përshtatshme për vazhdimin e detyrës.
LEXO TE NGJASHME