Fleckenstein: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, BE të hap negociatat

0.3fleckenteinnetirane32012514

Eurodeputeti gjerman, njëkohësisht edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka kërkuar nga Këshilli Europian që të hapen negociatat me Shqipërinë. 

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian ai tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe meriton një vendim pozitiv nga BE për të përfituar hapjen e negociatave për anëtarësim. 

Në Shqipëri ka patur progres të qartë dhe çështjet sa i takon sundimit të ligjit po shkojnë në drejtimin e duhur dhe ndoshta edhe më mirë se në disa vende brenda Bashkimit Europian. Prandaj, ne duhet të hapim bisedimet e anëtarësimit me këtë vend.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE

Në lidhje me Kosovën ai tha: "Të mos harrojmë që kriteret për liberalizimin e vizave janë plotësuar tashmë". 

Eurodeputeti Knut Fleckenstein kërkoi gjithashtu edhe hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe avancimin e tyre në kapitujt e tjerë për rastin e Serbisë dhe Malit të Zi.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.